Fotografja Clhoe Jafe shpenzoi gjashtë vjet për të dokumentuar jetën dhe intimitetin e grave të martuara me anëtarët e Yakuza, organizatës së krimit të organizuar në Japoni. Në një rrëfim të rrallë për BBC, Jafe tregon gjithçka si më poshtë:

“Për ta nuk mund të flasësh në publik, nuk mund ta shqiptosh emrin “Yakuza” ose, nëse e bën, vetëm me zë të ulët ose fare fare, me një gjest – tregon ajo.

Projekti im për gratë e mafias japoneze filloi në vitin 2013. Kisha shkuar në Japoni dhe u interesova për rolin e grave në shoqërinë japoneze.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kuptova se ishte një projekt për të cilin duhet të angazhohesha 200%, kështu e futa veten të punësohesha si një “eskortë”.

Një shoqëruese është një person që u shërben klientëve, që u afron sake (pije nga orizi) që i dëgjon klientët dhe qesh me ta e asgjë tjetër. Nuk ka marrëdhënie seksuale.

Para se të fillonte realisht projekti, para takimeve që bënë diferencën, ishte takimi me bosin, për të cilin prita shumë. Në fund të ditës, kur unë  kisha përshtypjen se kisha humbur në një rrugicë të errët, bosi erdhi me badigardët e tij!

Sigurisht që në atë moment unë nuk e dija se cili ishte ai. Pata ndjesinë që ishte dikush i rëndësishëm, por jo bosi. Në një moment, ai më kërkoi të pinim një birrë.

E ndoqa nga pas dhe u ula në tavolinë me këtë bos dhe shumë njerëz të tjerë sepse ishte një festë me shumë të ftuar. Ishte dhe një polic që më tregoi dokumentin e tij dhe më shpjegoi se unë isha ulur në krah të një bosi të madh Yakuza.

Ky ishte për mua fillimi i një historie, që zgjati gjashtë vjet dhe aktualisht vazhdon.

Fotografimi i grave të tyre ishte shumë më kompleks sepse unë duhej të fitoja së pari besimin e burrave të tyre dhe më pas, të grave.

Në fillim, marrëdhënia me gruan e bosit ishte shumë e vështirë, sepse ajo nuk dinte çfarë të mendonte për mua: A isha e interesuar për burrin e saj? A isha e interesuar për paratë e tij? Cili ishte synimi im? Pra, nuk ishte e qartë për atë së pari, tregon Jafe.

Fotografia e parë që i bëra gruas së bosit ishte nga mbrapa dhe me rroba veshur. Për mua qe si derë e mbyllur. Shpesh kisha fotografuar gra nga pas, por ato kanë qenë të zhveshura. Ti duhet të fitosh besimin e tyre, por kjo varet edhe nga burrat e tyre. Ato nuk mund të vendosin vetë kur duhet të fotografohen dhe kur jo. /syri.net/ 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!