“Njëherë e një kohë ishte vajza e një fshatari plak, i cili gjithmonë ankohej për jetën e saj dhe sa e vështirë vazhdonte të ishte ajo. Ishte e lodhur nga vështirësitë dhe nuk donte të bënte asgjë; kur një problem zgjidhej, një tjetër shfaqej menjëherë që e vinte përfund, dhe e bënte të ndjehej e dorëzuar. (Me siguri po shihni këtu veten tuaj).

Një ditë, plaku i kërkoi vajzës së tij që të shkonte në kuzhinën e shtëpisë së tij të vogël dhe të ulej; pas kësaj, ai mbushi tre enë me ujë dhe i vuri në zjarr. Kur uji filloi të valojë, vendosni një karotë në një enë, një vezë në enën tjetër, dhe disa kokrra kafeje në enën e tretë.

I la të zienin pa thënë asnjë fjalë, ndërkohë që e bija priste e paduruar, pa e kuptuar se ç’po bënte babai. Pas njëzetë minutash, fshatari shuajti zjarrin, nxorri karrotën dhe e vendosi në një tas, mori vezën e vendosi në një pjatë dhe në fund u hoqi ujin kokrrave të kafesë.

Ju pëlqen!

“Unë shoh karrota, vezë dhe kafe. Çfarë tjetër duhet të shoh?!”, tha vajza e habitur. Babai më pas i kërkoi vajzës të prekte karrotën, e cila ishte bërë e butë, më pas e ftoi të thyejë një vezë, e cila tani ishte bërë e fortë dhe në fund e bëri të thithë aromën e kafesë. Vajza, edhe më e hutuar, pyeti babain e saj: “Nuk e kuptoj, çfarë duhet të thotë kjo?”

Fshatari buzëqeshi dhe i shpjegoi se të gjitha, karrota, veza dhe kokrrat e kafesë ishin përballur me të njëjtën “sfidë”: uji i valuar. Por ato kishin reaguar ndryshe. Karrota, e fortë dhe e shkëlqyer, kishte luftuar fort kundër ujit, por kishte dalë e dobët dhe e butë.

Veza, e lëngët në brendësi dhe e brishtë në lëvozhgë, ishte forcuar. Kokrrat e kafesë, në fund, kishin patur një reagim krejt të ndryshëm: pavarësisht zierjes, kishin mbetur identike, dhe në ndërkohë e kishin transformuar ujin që ziente, në një pije me shije të parezistueshme.

Me ëmbëlsi, babai u kthye sërish nga e bija, duke i bërë një pyetje: “E di që ke patur shumë zhgënjime, por je ti që vendos se si të reagosh ndaj këtyre ngjarjeve të jetës: do të jesh si karrota, në dukje e fortë, por brenda e dobët dhe e paaftë të reagosh përballë vështirësive?

Do të jesh si veza, e brishtë, por që forcohet dhe e paaftë të shprehesh kur ndodhesh nën presion?

Apo do të jesh si kokrrat e kafesë, që janë në gjendje të zhyten në vështirësi dhe të pranojnë zhgënjimet, duke nxjerrë aromën dhe shijen më të mirë, në një kohë që bota përreth mbërrin në pikën e vlimit?”

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.