1. Mësoni të thoni jo!

Një nga mënyrat më të mira për të eleminuar stresin dhe gjetur më shumë kohë për veten dhe gjërat që vërtetë kanë rëndësi, është të mësosh të thuash një fjalë të thjeshtë: jo. Më e lehtë ta thuash se ta bësh, sigurisht, por nuk ka nevojë të keni një shpjegim të gjatë për përgjigjen tuaj; thjeshtë “Do të doja shumë, por tani nuk kam kohë”, do të mjaftonte. A ju lë kjo të ndiheni fajtorë? Provoni të thoni “Jo, por…” dhe ofroni një alternativë që funksionon më mirë për ju.

2. Krijoni një vend për gjithçka

Të gjithë kemi humbur minuta të panumërta duke kërkuar çelësat ose celularin në mëngjes, sidomos kur jemi vonë për punë. Krijoni një vend për çelësat – vendosni një varëse në derë, për shembull, ose një tabaka të vogël argjendi në hyrje të shtëpisë – dhe vendosni këpucët në vendin e tyre të duhur në dollap, pasi i vishni. Bëni të njëjtën gjë me ato gjëra të tjera që gjithmonë duket se ju zhduken. Jeta juaj do të thjeshtohet shumë.

3. Faturat paguajini automatikisht

Fitoni kohë dhe energji për çdo muaj duke regjistruar pagesat automatike të faturave. Funksionon më së miri me fatura të shërbimeve të tilla si faturat e televizorit kabllor dhe telefonit, ujit dhe dritave, të cilat janë pak a shumë e njëjta shumë çdo muaj (dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të shkaktojnë surpriza të pakëndshme në buxhetin tuaj). Ju nuk do të keni nevojë të mbani radhë dhe faturat tuaja do të paguhen gjithmonë në kohë.

4. Mos jini skllevër të e-mailit

Personi mesatar shpenzon rreth shtatë orë në javë në e-mail. Pa asnjë dyshi, jo e gjitha është kohë e kaluar mençurisht. Nëse puna jua lejon, fikni njoftimet në e-mail dhe kontrolloni e-mailin vetëm disa herë në ditë. Së dyti, krijoni një llogari e-mail që është vetëm për abonimet tuaja (të tilla si njoftimet e shitjeve, përditësimet e shpeshta, gazetat dhe kështu me radhë) në mënyrë që ata të mos mbushin kutinë tuaj postare elektronike.