Në ditët e sotme adoleshentët i gjen gjithnjë duke folur e dërguar mesazhe pa fund në celular, duke humbur orë e orë të tëra në rrjetet sociale. Kjo i bën ata më pak komunikues e të hapur me familjarët e tyre, madje edhe agresivë në raport me ta.

Zgjidhja për prindërit

Duhet të bisedoni me fëmijën tuaj e t’i shpjegoni atij që është mirë që të vendosen disa rregulla të cilat nuk janë të pamundura për t’u. Psh: të mos lejoni dërgimin e mesazheve apo lundrimin në internet gjatë kohës së drekës. Disa prindër zgjedhin moslejimin e kompjuterit në dhomën e fëmijës. Kjo do ishte një zgjidhje shumë e mirë, por edhe shumë e vështirë.

Ju pëlqen!

Ama, ju mund të vendosni një rregull tjetër më të arritshëm: kompjuteri duhet fikur një orë përpara se fëmija të flejë.

Gjithashtu, duhet të keni kontroll edhe mbi faqet apo adresat e internetit, rrjetet sociale  që fëmija juaj përdor më shpesh. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!