Një grua në Etiopi ka dhënë provimet e maturës vetëm 30 minuta pasi solli në jetë fëmijën e saj. 21 vjeçarja Almaz Derese e cila është nga Metu, në perëndim të Etiopisë, shpresonte që të jepte provimet përpara se të lindte fëmijën. Por provimet e shkollës së mesme u shtynë për shkak të muajit të Ramazanit.

Dhimbjet e lindjes nisën pikërisht përpara se ajo të hynte në provimin e parë. Almaz tha për BBC se të mësuarit gjatë shtatzanisë nuk ishte aspak problem për të pasi nuk donte të shtynte diplomimin për vitin tjetër. Ndaj ajo vendosi të japë provimet e anglishtes, gjuhës Amharic dhe matematikës në spital, ndërsa provimet e tjera do ti japë pas dy ditësh në qendrën e provimeve.

“Ngaqë po nxitoja të jepja provimet, lindja nuk ishte e vështirë fare”-tha Almaz. Bashkëshorti i saj, Tadese Tulu tha se ai i kishte bindur drejtuesit e shkollës që Almaz të jepte provimet në spital, që të mos e humbte mundësinë për tu diplomuar.

Ju pëlqen!

Në Etiopi është e zakonshme që vajzat të braktisin shkollën menjëherë pasi përfundojnë arsimin 9 vjeçar dhe kthehen pas disa vitesh. Almaz tani do që të ndjekë një kurs 2 vjeçar që do ta përgatisë për universitetin. Ajo tha se është shumë e kënaqur me mënyrën se si ishte përgjigjur në provime dhe se djali i saj i porsalindur është shumë mirë me shëndet./bitchmagazine/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!