Pa paparacë, festa apo personalitete të famshme në radhët e para. Parisi këtë vit bëhet gati për një jave jo të zakontë mode, e cila për shkak të pandemisë së Covid-19 do të zhvillohet online.

Shtëpitë prestigjiozë, të tilla si Christian Dior e Chanel kanë filluar përgatitjet me koleksionet dhe shfaqjet e tyre që do të mbërrijnë te publiku përmes videove të shfaqura nga data 6-8 korrik.

”Java virtuale e Modës do të ketë një ndikim të madhe në biznesin tonë sepse nuk kam klientë për të lëvizur nëpër qytetet. Qartësisht sektori ynë po përballet me një humbje totale nga e cila do na duhet kohë të marrim veten”, tha Guillaume Connan, pronar injë kompanie limuzinash. Javët e shumta të modës që organizohen në Paris prodhojnë afërsisht 1.2 miliardë Euro per ekonominë lokale çdo vit. Stilisti francez Christophe Josse i cili është pjesë e pasarelave virtuale tha se i kishte pëlqyer kjo metode e re, pasi e kishte më të lehtë të shfaqte detajet e ndërlikuara të krijimeve të tij. “Por gjithashtu ka një pikëpyetje të madhe mbi mënyrën se si do të reagojnë klientët dhe shikueshmërinë e Javës së Modës online”, u shpreh Josse.

Ju pëlqen!

Shfaqjet e zakonshme në pasarelë me shumë gjasë do të kthehen në Paris në muaji shtator dhe brandet kanë filluar të prenotojnë që tani ambientet ku do të të ekspozojnë krijimet e reja.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!