Një nga shqetësimet që kanë prindërit e rinj pas lindjes së fëmijës së tyre është rreth jashtëqitjes së këtyre të fundit. Çfarë është normale e çfarë jo? Për të larguar këto shqetësime më poshtë keni një listë të asaj çfarë është normale e çfarë nuk është e tillë.

  • E zezë apo jeshile

Pas lindjes, jashtëqitjet e para të foshnjave janë jeshile në të zezë. Ky lloj i jashtëqitjeve të bebeve quhet mekonium dhe përbëhet nga lëngu amniotik, mukusi, qelizat e lëkurës, si edhe përbërje të tjera që bebi ka marrë në barkun e nënës, të cilat nuk kanë aromë.

  • E verdhë në jeshile

Ndërkohë që foshnja fillon të tresë qumështin e gjirit, mekoniumi zëvendësohet me jashtëqitje të verdhë në jeshille. Kjo është një shenjë treguese se qumështi i nënës apo i formulës ka filluar të tretet dhe trakti intestinal është në rregull.

  • E verdhë
Ju pëlqen!

Bebet e ushqyera me qumësht gjiri, kanë zakonisht jashtëqitje të verdhë,të lirshme, të qullëta që duken si mustardë e zbehtë.

  • E verdhë në të errët

Nëse e ushqeni beben tuaj me qumësht formule, jashtëqitja e tij mund të jetë e verdhë apo të marrë një ngjyrë më të errët me nuance jeshileje. Gjithashtu do të jetë pak më e trashë apo e fortë se jashtëqitja e bebeve që ushqehen me gji, por jo më e trashë se për shembull gjalpi i kikirikut.

Kur fëmija juaj të fillojë të hajë ushqime të tjera përveç qumështit, jashtëqitja e tij mund të ketë ngjyra nga më të ndryshmet.

Kontaktoni mjëkun nëse jashtëqitja e fëmijës suaj është:

  • Akoma e errët edhe disa ditë pas lindjes
  • E kuqe apo me gjak
  • E bardhë
  • Shumë e e shpeshtë se zakonisht apo më e ujshme
  • Shumë me e rrallë se zakonisht apo më e fortë dhe e tharë
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.