Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt, ka treguar se si organizatat arabe paslufte kanë shkuar tek familja e tyre dhe kanë shprehur gatishmërinë që të investojnë në Kullat që të bëhen muze, por me kushtin që në hyrje të kompleksit të shkruhet që Adem Jashari ka luftuar për fe.

“Kanë ardh pasufte shoqata, organizata jo qeveritare nga shtetet arabe te familja dhe kanë thënë jemi të gatshëm me bërë kompleksin një nga muzet më të bukura në botë, me të vetmin kusht që në hyrje të kompleksit të shkruhet se Ademi ka luftu për fe”, ka treguar Jashari.

Ai tha për ‘reporterin’ se Adem Jashari dhe çdo shqiptarë në luftën e fundit nuk kanë kapur armët për fe por për liri.

“Jo Ademi, por asnjë shqiptar e sidomos në luftën e fundit nuk kane luftu për fe, por për liri”, ka deklaruar ai.