Japonia i ka dhuruar 700 mijë euro Kosovës për të lu ftuar koronavirusin duke forcuar kapacitetet shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj i cili takoi ambasadorin japones Mitsunori Ogasaëar. Kosova është duke v uajtur nga mbingarkimi i kapaciteteve shëndetësore prej rasteve të reja me COVID-19, kurse Japonia hyn tek ato shtete të cilat jo vetëm patën sukses ndaj COVID-19 por edhe arritën ta menaxhojnë më së miri situatën ekonomike dhe sociale.

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ Me z. Mitsunori Ogasaëar, i ngarkuar me punë të Ambasadën e Japonisë bisedova rreth asistencës teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19. Ambasadori, Ogasaëar njoftoi se ndër të tjera Japonia do të jep shumën financiare mbi 700,000 Dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve. E falënderova shtetin mik të Japonisë për mbështetjen vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!