Dy anëtarë të jashtëm të Komitetit për Çmimin e Letërsisë Nobel u larguan pasi kritikuan Akademinë Suedeze.

Madje, sipas BBC, përcjell Telegrafi, njëri nga të dorëhequrit Gun-Britt Sundstrom tha që zgjedhja e Peter Handke si fitues i këtij viti ishte interpretuar si “letërsia të qëndronte mbi politikën” për të cilën ajo nuk pajtohej.

Siç kujton tutje BBC, zgjedhja e Handke u kritikua për shkak të mbështetjes së tij të zëshme për serbët gjatë luftës jugosllave të viteve 1990.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ndërsa i dorëhequri i dytë, Kristoffer Leandoer tha se ai do të largohej për shkak të “mungesës së reformave” Akademi.

Leandoer shkroi në gazetën suedeze Svenska Dagbladet se po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti të përfundonte reformat e tij.

Ai shtoi se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me vendimin për dhënien e çmimit 2019 për Handke.

Po sipas BBC, Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në letërsi”, ka thënë Mats Malm, sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze në një deklaratë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...