Në zgjedhjet e 6 Tetorit të gjitha partitë në Kosovë e morën vlerësimin për dekadën që shkoi. Në rast zgejdhjesh të tjera vlerësimi do të bëhet përsëri. Kuptohet që edhe pse ngadalë populli merr vendim e ta jep ndëshkimin. Çdo parti duhet t’i thërriste ndërgjegjës, idesë, programit dhe të shkuarës së vet. Po flas natyrisht për partitë që kanë përgjegjësi për ecurinë e Kosovës në dhjetë vite. Por kjo ndërgjegjë dhe përgjegjësi nuk mund të vijnë prej krerëve të partive. Janë krerët që i futën partitë në rrugën pa krye të korrupsionit, ndërsa Kosovën në qorrsokakun e fusnotës. Pritet gjithnjë që morali të vij prej bazës së partive. Dhe do të vijë.


Natyrisht që do të dëshiroja të shihja një qeveri LV-LDk, sepse do të përfaqësonte masën më të madhe të votuesit shqiptar të Kosovës. Por LDk-ja nuk u shfaq në negociata me zë kryesor atë të Vjosa Osmanit. Përkundrazi, u shfaq me atë më të vjetrin. Pra e mohoi tërësisht votën e votuesve të saj. Kështu që në negociata nuk përfaqësohej më numri më i madh i votuesve. Votuesi i LDK-së është sot i ndarë më dysh: nga një anë janë ata që mbrojnë krerët e saj, nga ana tjetër janë ata që mbrojnë të ardhmen e partisë së tyre.


Disa herë LV e ftoi LDK-në në koalicion haptas. Disa herë LDK-ja e mohoi e i shkau një koalicioni të tillë. Në rast zgjedhjesh të reja LV-ja përsëri do ta bëjë një ftesë të tillë, sepse kjo ftesë nuk i drejtohet në thelb udhëheqësve të saj, por votuesve të LDK-së. Është shumë domethënëse që LDK-ja do ta shmangë edhe votuesin edhe këshillin e saj. Sepse LDK-ja sot është vetëm tre njerëz, Isa, Luta dhe Agimi. Me këta njerëz nuk duket se LDK-ja është e lirë për veprim shtetformues. Këta llogarisin mes tyre ndarjen e interesave personalë, por jo pjesën e qeverisjes që i takon LDK-së. Me këta njerëz, edhe në rast zgjedhjesh, votuesi i LDK-së do të jetë përsëri në krisjen e vullnetit të vet. Ndoshta do t’i duhet përsëri të mësohet të shohë si aleat Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...


Ky është dallimi i madh mes votuesit të Lëvizjes dhe atij të Lidhjes. Ky i Lëvizjes është votues që nuk ngec por lëviz. Ndërsa ai i Lidhjes është i lidhur e duhet të durojë… të durojë… të durojë… krerët e vet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...