Ish-ministri serb nga radhët e Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai ka uruar që këta të fundit të mos kthehen kurrë më në Kosovë.

Ndërkohë që i quajti “peshq” të dorëhequrit serbë, Jabllanoviq tha se pas tyre qëndron Lista serbe.

Pas dorëheqjes së Rakiqit, kërkohet arrestimi i tij – Insajderi
“Shkuan peshqit Lista serbe. Kosovë shpresojmë që kurrë më nuk do të kthehen. Serbët dhe Lista serbe nuk janë njëjtë, kot fshehën pas popullit. Ky është rezultat i politikave të tyre dhe shefit të tyre”, ka shkruar ai.