Restorantet e kane planifikuar mjedisin dhe menyne e tyre me aq detaje, ne menyre qe te manipulojne mendjen tuaj pa e kuptuar, qe nga pjatat e shtrenjta deri te racionet çift, ja si funksionon manipulimi.
Restorantet perdorin shume truke psikologjike per t’i bere klientet me te shfrenuar per nga ana ekonomike. Ju mund te keni rene viktime ose mund te bini ne te ardhmen. Ja cilat jane 10 menyrat si restorantet manipulojne mendjen e klientit.
1. Ata nuk e perdorin shenjen e parase
Shenja e euros apo dollarit ne meny mund t’i beje klientet te mendojne dy here ne lidhje me shpenzimet qe bejne. Duke mos perdorur referimin ndaj parase, klientet nuk shqetesohen shume per faturen. Sipas nje studimi nga Shkolla Kornell e Administrimit te Hoteleve, klientet qe shohin meny pa shenjen e valutes, shpenzojne me shume para. Edhe nese çmimet jane shenuar duke e dhene valuten me shkronja si per shembull, dhjete dollare, perseri klientet hezitojne.
2. Ata manipulojne numrat
Sipas kerkimeve, çmimet qe mbarojne me .99 duken me te uleta, ndonese diferenca eshte e paperfillshme, siç mund te konsiderohet .01 leke. Jane ne dukje me miqesore çmimet qe mbarojne me .95.
3. Pershkrimi i produktit
Menyja qe mbani ne duar mund te jete “armiku” numer nje i portofolit tuaj. Arsyeja? Ne te do te gjeni pershkrimin e produktit qe deshironi te porosisni. Menaxheret e restoranteve jane siguruar qe pershkrimi te jete i detajuar dhe aq i shijshem, saqe klienti te mos i rezistoje dot tundimit. Pershkrimet ne meny mendohet se e rrisin perqindjen e shitjes deri ne 27%, krahasuar me ushqimet pa pershkrim.
4. Lidhja e familjes me ushqimin
Ata e dine se ju e doni dhe i besoni familjes suaj. Per kete arsye, perdorin emra te te afermve ne meny. Per shembull, njerezit jane me te prire te blejne produkte qe mbajne “firmen” e gjyshes, gjyshit, xhaxhait apo tezes. Mos u çudisni kur te porosisni si te hipnotizuar “sallaten e gjyshes” apo “biftekun e gjyshit”.
5. Termat etnike te ushqimit
Sipas psikologut te Oksfordit, Charles Spencer, emrat qe lidhen me etnine dhe gjeografine e ushqimit e bejne ate te duket me autentik. Nje emer italian per makaronat mund te terheqe vemendjen e personit per nje pjate te caktuar dhe ta beje ate te gatshem ta porosise.
6. Çmimet e shtrenjta ju drejtojne te te lirat
Me kast, restorantet mund te perdorin çmime shume te shtrenjta per disa pjata, qe t’ju drejtojne ju te te lirat. Gjasat e blerjes te çmimet e shtrenjta jane shume te pakta, por ato sherbejne qe t’ju drejtojne te çmimet e lira pa e menduar gjate.
7. Ushqimi per dy vete
Kjo strategji eshte shume e perhapur. Klienti nuk e ka idene sesa me i vogel eshte produkti per nje person, ndaj ai mendon se çmimi eshte me leverdi, pasi duhet te jete me pak se origjinali. Ajo qe nuk kuptojne eshte se restoranti donte qe ta shiste racionin me te vogel mbi te gjitha, ndaj perdori racionin me te madh me çmimin me te larte per te bere krahasimin.
8. Ata kane studiuar menyren sesi lexoni
Disa menaxhere restorantesh kane studiuar menyren sesi disa njerez lexojne gjera te caktuara. Ne nje studim korean, nje e treta e pjesemarresve porosisnin produktin e pare qe i terhiqte vemendjen. Prej kesaj, restorantet i vendosin produktet qe u sjellin me teper perfitim ne cepin me te larte nga e djathta, sepse aty shkon syri me pare. Njerezit mendojne se artikulli i fillimit eshte me i miri ne liste.
9. Ata kufizojne zgjedhjet
Restorantet kerkojne t’ia heqin nga shpatullat pergjegjesine e madhe klienteve, ndaj per kete arsye e pakesojne numrin e zgjedhjeve te mundshme. Per ushqime te shpejta perdorin gjashte artikuj per kategori, ndersa per menyte e drekes perdorin dhjete artikuj per kategori.
10. Ju ngrene humorin
Sipas kerkimeve psikologjike te Universitetit te Leicester, muzika klasike ne restorante i inkurajon klientet te shpenzojne me shume, sepse i ben te ndihen me te pasur. Nga ana tjeter, zhanri i muzikes pop i ben njerezit te shpenzojne 10 per qind me pak per vaktin qe po konsumojne. /Business Insider/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...