Sipas spekulimeve Apple do të prezantojë katër versione të iPhone 12 ku përshihen një model “mini” 5.4-inç, një iPhone 12, 12 Pro dhe 12 Pro Max.

Apple do të prezantojë sot modelet e reja të iPhone. Kompania do të mbajë një aktivitet në 19:00 me orën tonë lokale dhe mund ta ndiqni transmetimin live direkt në këtë YouTube.

Sipas spekulimeve Apple do të prezantojë katër versione të iPhone 12 ku përshihen një model “mini” 5.4-inç, një iPhone 12, 12 Pro dhe 12 Pro Max.

iPhone dhe 12 Pro kanë ekran të njëjtë prej 6.1-inç ndërsa iPhone 12 Pro Max ekran 6.7-inç. Disa prej modeleve do të pajisjen me teknologjinë 5G edhe pse kjo e fundit ende është në faza eksperimentale në shumë vende të botës.

Por nuk është e gjitha sepse Apple do të prezantojë edhe një pajisje të karikimit wireless. Gjithashtu gjiganti i iPhone është raportuar prej kohësh se po punon në një palë kufje që do ti bashkohen linjës së AirPods.

Siç thamë më lart Apple do të transmetojë live aktivitetin në YouTube dhe është mënyra më e thjeshtë për ta ndjekur.