Nëse jeni përdorues i rregullt i saj në smarfon, mbase do të çuditeni po të mësoni se edhe Windows 10 e ka një opsion të tillë e madje prej vitesh.

Pajisjet Android dhe iOS ofrojnë temën e errët e ashtuquajtur “Dark Mode” e cila jo vetëm redukton presionin mbi shikimin por edhe kursen baterinë.

Nëse jeni përdorues i rregullt i saj në smarfon, mbase do të çuditeni po të mësoni se edhe Windows 10 e ka një opsion të tillë e madje prej vitesh. Në këtë artikull ju tregojmë sesi ta aktivizoni.

Ju pëlqen!

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në Windows

  1. Klikoni butonin Start dhe më pas ikonën Settings në formën e një ingranazhi
  2. Klikoni Personalization
  3. Në panelin anësor klikoni Colors. Aty do të gjeni dy opsione Dark Mode

  • Nën opsionin Choose your default Windows mode klikoni Dark. Ky opsion do të aktivizojë Dark Mode vetëm për pjesët bazike të Windows veçanërisht në taskbar dhe menunë Start
  • Nën opsionin Choose your default app mode klikoni Dark. Ky opsion ka një efekt më të gjerë dhe automatikisht do të aktivizojë Dark Mode në shumë aplikacione që e ofrojnë.
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!