Në filozofi, lumturia është “E mira që vjen si bashkim i gjithë të mirave, një aftësi që majfton për të jetuar mirë dhe përsosmëria në respekt të virtyteve.

Në bazë të këtij parimi të hartuar nga Platoni mbi termin grek “eudamionia”, është krijuar edhe filozofia e lumturisë.

Më poshtë, paraqesim atë çfarë kanë thënë filozofët më të rëndësishëm të njerëzimit në lidhje me lumturinë; çfarë është ajo dhe si mund të arrihet.

Platoni (428 – 347 para lindjes së Krishtit), duke përdorur Sokratin si personazhin e tij kryesor në dialogjet e tij filozofike, përshkon kërkesat e lumturisë në veprën e tij “Republika”.

Në “Republika”, Platoni pohon se ato që kanë një moral të shëndoshë, janë të vetmit që mund të jenë të lumtur. Kështu, çdokush duhet të kuptojë virtytet themelore, veçanërisht drejtësinë për të qenë i lumtur.

Arsitoteli (384 – 322 para lindjes së Krishtit) e mban eudomania-n greke si arritjen më të madhe të mendimit dhe veprimit njerëzor. Eudomania zakonisht përkthehet si “lumturi”, por “mendim që lulëzon” mund të jetë një përkthim më i saktë. Eudomania përfshin aktivitetin njerëzor për të shfaqur virtyte në përputhje me arsyen.

Shën Agustini i Hippo-s (354 – 430 pas lindjes së Krishtit) ishte një ndër teologët dhe filozofët më të hershëm të krishtërimit i cili shkroi nën influencat e zhvillimit të krishtërimit në lindje dhe Filozofisë së Lindjes.

Për Shën Agustinin, të gjitha veprimet njerëzore sillen rreth dashurisë dhe problemi i parë i njerëzimit është mungesa e saj. Vetëm te Zoti mund të gjendet lumturia, pasi Ai është burimi i saj.

Shën Tomë Akuini (1225 – 1274) ishte filozofi dhe teologu, i cili në vitin 1324 mori titullin “Doktor i Kishës”. Sistemi i tij aristotelian dhe teologjia kishtare përbëjnë veprën e tij “Summa Teologia”. Pjesa e parë e pjesës së dytë është e ndarë në 114 artikuj, ku pesë të parët kanë të bëjnë specifikisht me lumturinë e njerëzve.

Ai thotë se lumturia arrihet duke kultivuar disa dije dhe më shumë virtyte, të cilat na bëjnë të kuptojmë natyrën e lumturisë dhe na motivojnë të kërkojmë për të  nëpërmjet një rruge të besueshme dhe të qëndrueshme.  Sipas tij, ende askush nuk është në gjendje të gjejë lumturinë më të madhe në jetë, sepse lumtura e epërme konsiston në një superbashkim me Zotin.

Artur Shopenhauer (1788 – 1860) ishte një filozof gjerman. Filozofia e tij shpreh ato akte egoiste, të cilat janë të drejtuara nga interesi vetjak, dëshira për kënaqësi ose lumturi, ku vetëm dhembshuria mund të jetë morale.

Shopenhauer e shpreh lumturinë si një dëshirë të kënaqur, e cila sjell një dëshirë të re. Dhe mungesa e kënaqësisë kur dikush po vuan, sjell një dëshirë të madhe, por boshe. Ai gjithashtu e lidh lumturinë me lëvizjet e kohës. Sipas tij, ne ndjehemi të lumtur kur koha lëviz shpejt dhe të trishtuar kur koha lëviz ngadalë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]