A e dini se si kanë qenë njerëzit më parë? E kemi fjalën në këtë rast për ngjyrën e lëkurës. E keni menduar ndonjëherë përse në botë ka njerëz të bardhë (race kaukaziane, Europa), të zinj (Afrika) të kuq (Amerika) dhe të verdhë (Azia)?

Si është e mundur që kryejmë të gjithë të njëjtat funksione trupore dhe fiziologjike, por ndryshojmë nga ngjyra e lëkurës? Pse ne europianët jemi cilësuar si racë e bardhë dhe si kemi mbërritur deri këtu?

Në fakt, nuk kemi qenë gjithmonë të bardhë. Na është dashur plot 8 mijë vjet që të fitojmë këtë ngjyrë lëkure që kemi sot. Më parë kemi qenë me lëkurë të errët. Ky është përfundimi i një studimi shkencor të prezantuar në kongresin e 84-t të Association of Physical Anthropologists, i cili është raportuar në revistën Science.

Ju pëlqen!

Puna e kërkuesve është bazuar në krahasimin e gjenomit të 84-t të racës aktuale me atë të paraardhësve tanë, të cilët pushtuan Europën në epokat e mëparshme. Sipas ekipit të kërkuesve që është marrë me këtë çështje, është zbuluar se banorët e kontinentit Europian janë krijuar si rezultat i një përzierje të tre popullsive të ndryshme, ndërsa gjuhët indo-europiane janë importuar rreth 4500 vite më parë.

Qëllimi i grupit të studiuesve është të shkojë përtej këtij zbulimi. Pra, të gjejnë se cilët janë ato gjene që janë shpërndarë me shpejtësi të madhe. Ata kanë marrë në vëzhgim tre tipare të njeriut që janë dieta, aspektet trupore dhe ngjyra e lëkurës.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.