Ja se ç’shkruhet në një fletërrufe në Shkodër, në mars të vitit 1987:

“Shokë (ndjekin 11 emra dhe mbiemra),

“Gjuha jonë, qysh prej origjinave ilire e deri në ditët tona, na ka lënë trashëgim emra të bukur dhe plot kuptim. Kurse ju, shokë, keni zgjedhur t’i quani fëmijët: Stela, Esmeralda, Elvis, Bruno, Joziana, Mirsada, Denis, Stanislas, Fabiola, Sonila… Me këto emra doni të tregoni se jeni të kulturuar dhe modernë, por nuk e kuptoni se po bëni gabim ndaj shoqërisë dhe fëmijëve tuaj. A nuk do të kishte qenë më bukur, që në vend të emrit Stela, t’i kishit dhënë vajzës emrin e bukur shqiptar Yllka, kurse ti shok që e ke quajtur vajzën Sonila, nuk e di që kjo do të thotë Gjumashe, e kështu me radhë me emrat e tjerë ?
Për pasojë, ju paralajmërojmë, edhe ju të tjerët, se duhet të hiqni dorë pa vonuar nga moda e emrave të huaj. Nderojini fëmijët, duke u dhënë atyre emra shqiptarë ose ilirë. Ja disa prej tyre, që kanë kuptim dhe tingëllojnë bukur: Dritan, Besmir, Ermal, Erlis, Jeta, Sidrita, Ardita, Nertila, Rrezearta, Admir etj.
Mund të gjeni edhe të tjerë në fjalor dhe të jeni të sigurt, se kur të rriten, fëmijët do t’ua dinë për nder.”

“Përshëndetje revolucionare

“Organizata e rinisë së shkollës së mesme të përgjithshme ‘Jordan Misja’– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]