Leon Molla

Sapo mora një postë dhe fillimisht kurë e shikova thashë me vete se më kanë dërguar ndonjë kallup dinamiti, lexova se nga kishte ardhur dhe tregonte që ishte postë nga Austria. E hapa dhe pa pritur shikoj portretin e gjyshit tim Preng Ndrec Molla pikturuar në Austri.

Falenderoi përzemërsisht G. FREITAG për këtë dhuratë të shkëlqyer kushtuar gjyshit tim Adjutant i Mbretit Zog-I, pjesmarrës në luftën e Durrësit me 7 prill 1939 kundër forcave fashiste, pjesmarrës në luftën e Hanit të Hotit me 10 dhe 11 prill 1939 kundër serbo-malazezëve, antikomunist deri në ditën që sigurimi i shtetit e likuidoj me 15 maj 1947.

 Gazmend Freitag: Preng Ndrec Molla (1902-1947), 2020, pencil on paper
Gazmend Freitag: Preng Ndrec Molla (1902-1947), 2020, pencil on paper

Kush është Preng Ndrec Molla?

Ju pëlqen!

Preng Ndrec Molla ish Adjutant i Mbretit Zog-I, pjesmarrës në luftën e 7 prillit 1939 në Durrës dhe në luftën kundër serbo-malazezëve 3 ditë më vonë në Han të Hotit me xhandarmërinë mbretërore dhe forcat e Kapedanit të Mirditës, po ju sjellim historinë e helmimit të tij nga sigurimi serbo-shqiptarë shkëputur nga libri i të birit Ndrec Molla « Udha e Brezave » fq. 88-89.


SIGURIMI SERBO-SHQIPTARË MË HELMOJNË BABAIN

Me datën 15 maj 1947 babai im shkoi në Shpal të Mirditës i thirrur nga Pjetër Lufi që ishte kryetar i degës me qendër në Shpal.
Ky takim është bërë nga sigurimi serbo-shqiptarë i cili debatoi ashpër me ta për shkak të bindjeve të kundërta politike.
Pjetër Lufi duke patur parasysh marrdhëniet e mira të babait që kishte me Bardhok Bibën, ia mundësoi sigurimit serbo-shqiptarë që të realizonin qëllimin e tyre që kishin ardhur në Shpal.
Meqë ata nuk kishin asnjë provë për t’i arrestuar, e mbajtën në pyetje deri në drekë dhe shtruan për të ngrënë drekë dhe të vijonin pas dreke.
Më vonë morën vesh se ajo drekë që u shtrua ishte organizuar nga sigurimi serbo-shqiptarë për të likuiduar babanë tim pa zhurmë.
Pak pa rënë nata babai im erdhi në shtëpi i cili nuk ndjehej mirë, dhe nëna kërkoi që të shkonim e të flinim gjumë unë dhe motrat.
Në orët e para të mëngjesit motra ime Martja më vjen e më zgjon ku më thotë se ka vdekur babai.
Menjëherë jam ngritur nga shtrati dhe kam shkuar tek dhoma tjetër dhe shikova që shtëpia ishte mbushur plot me njerëz, ndërsa babai im ishte i mbuluar me një çarçaf të bardhë.
Gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së datës 16 maj vinin e shkonin me dhjetra njerëz për ngushëllime, ndërsa ditën e varrimit me datën 17 maj me qindra përsona nga katër anët e Mirditës erdhen e kryen homazhe pranë trupit të pajetë të babait tim.
Pas varrimit unë e pyeta nënën se pse kishte vdekur babai?
Ajo më tregoi ngjarjen: Atë natë që erdhi babai juaj nuk ndjehej mirë, kishte dhimbje barku dhe të vjellura, shenja helmimi, nga mesnata ndërroi jetë i mbështetur në krevat.
Sapo ka dhënë shpirt unë menjëherë kam dal për t’i thirrur fisit Molla, por kur kam dal në derë , kam shikuar që e gjithë shtëpia ishte e rrethuar nga njerëz të veshur me uniformë ushtarake dhe të armatosur, në mes tyre kam njohur Llesh Gjonin, Preng Markun dhe Gjet Ndoin që ishte daja i Pjetër Lufit, ju thashë më lironi rrugën e të njoftoi fisin se më ka vdekur burri.
Një ushtarak me grada më drejtohet: « Ka vdekur burri juaj Prenga? »
Unë ju përgjigja: Po.
Ai menjëherë dha urdhër që të gjithë të largoheshin, e kështu të gjithë që kishin rrethuar shtëpinë u larguan, pastaj unë kam thirrur fisin të cilët kanë ardhur menjëherë dhe pas tyre me të njoftuar për këtë lajm kanë ardhur e gjithë lagjja.
Kështu e mbyll rrëfimin nëna për vdekjen e babait tim.


Arsyen pse serbët e donin të vdekur gjyshin tim spjegohet në fq. 72-73-74 të cilën e dinë e gjithë Prizreni historinë e datës 28 nëntor 1944 përplasja e Preng Ndrec Mollës në Kafene Shatervanin me Serbët ku mbetën të vrarë brenda kafenesë oficeri Serb me katër ushtarakët, por jashtë kafenesë sa ushtarakë serb janë vrarë dinë ta thonë më mirë Prizrenalit.
Ndërsa nga kjo përplasje e armatosur mbeti i vrarë shoku i gjyshit tim i ndjeri Frrok Radaçi nga Përlati i Mirditës.

Shkruan në rrjetin social FB Len Molla, nipi i Preng NdrecMollës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!