Nga: Gëzim Mekuli
Që nga viti 1999 e këtej kam shkruar e trajtuar për censurën dhe për lajmin “antialbin”. Për 20 vite mediat shqipe ishin në duar të dreqit, të them shkurt e shqip. Paçka sot ideja e Albin Kurti duhet të lexohet, të shifet, të dëgjohet e të përjetohet.

Albin Kurti duhet të sqaroj, të argumentoj e të spjegoj sa më shumë e sa më shpesh planet, qëllimet dhe idetë e tij, (të Vetëvenosjes), para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

E them këtë sepse:

– 20 vite rresht shqiptarët nuk u informuan por u dezinformuan.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

– 20 vite censurë mediatike (të planifikuar nga regjimi) kundër Albin Kurtit, janë shumë, tepër shumë.

– 20 vite manipulim dhe rrena të orkestrura me fjalën e tij, me vepren e me idetë e tij progresive.

– 2 dekada rresht propagandë Göbelsiane kundër Albin Kurtit: Hapsira publike u kontaminua.

– 20 vite, pa ndalë fare, mediat shqipe e kishin të ndaluara (nga pushteti) bashkëbisedimin me Albin Kurtin.

– 20 vite rresht, Televizioni Publik i Kosovës, RTK, e censuroi, e sulmoj, e ofendoj dhe e pushkatoj kritikën e përparuar të Albin Kurtit.

– 20 vite me qindra “spin doktor”, të paguar nga taksapaguesit e Kosovës, ishin, dhe akoma janë, të punësuar për ta rrënuar fotografinë e liderit të Kosovës, Albin Kurti.

– 20 vite rresht, gazetarucët shqiptarë (të Kosovës e të Shqipërisë,) më shumë intervistonin politikanët nacionalistë serbë e grekë, se sa Albin Kurtin.

– 2 dekada rresht propagandë e gënjeshtra të porositura rreth Albin Kurtit kequshqyen një gjeneratë të tërë.

– 7310 ditë u gënjye rina, studentët, intelektualët dhe populli për Albin Kurtin.

– 7310 ditë mediat e Thacit, të Ramushit, të Kadrisë e të Mustafës, tentuan të paraqesin Kurtin si “dreq” e si “Hitler” të Ballkanit.

– 20 vite rresht mediat shqipe që financoheshin (dhe financohen edhe edhe sot nga Beogradi), e quajnë Albin Kurtin, “komunist”, “enverist”, “majtist”, “ekstremist”, “antiamerikan” etj, etj.

– 2 dekada, natë e ditë, pa ndal hiq, mediat e OSBE-së, UNMIK-ut, të Ambasadave, e të OJQ-ve, lajmin mbi Albin Kurtin e kontrollonin, e poshtëronin dhe e shtrembëronin.

– 20 vjet më shumë u sulmua Albin Kurti se sa Slobodan Millosheviqi, Vuçiqi e Gjingjiqi.

– 20 Vjet më shumë u sulmua Shqipëria se sa Serbia.

– 2 dekada me shumë u sulmua Vetëvendosje! se sa SPS-i i serbisë.

Prandaj fjala, strategjia, qëllimi dhe kritika e Albin Kurtit duhet të dëgjohet, të shifet, të lexohet e të përjetohet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...