Çamçakëzat janë përdorur që në kohërat e lashta. E dinit grekët e lashtë përdornin si të tillë rrëshirën e një peme mesdhetare? Me kalimin e viteve filloi prodhimi i çamçakëzave sintetikë dhe në masë për shitje. Para se të kalojmë te përfitimet, çfarë mendojnë dentistët?

Nëse çamçakëzi ka sheqer, dentistët thonë që dhëmbët tuaj rrezikojnë te dëmtohen. Megjithatë, nëse kanë sheqer, por nuk i përdorni shpesh, nuk ndodh asgjë, sidomos nëse keni higjienë orale të mirë. Nëse çamçakëzi ka acid citrik, mund të ulë grumbullimin e papastërtive në gojë dhe veshjen e dhëmbit, por nëse nëse ka sheqer, nuk do të ketë më efektet pozitiv.

Përtypja nxit gojën tuaj për të prodhuar më shumë pështymë. Kjo mbron mishrat dhe dhëmbët nga prishja, gërryerja sepse pështyma vepron si një tampon për dhëmbët duke i mbrojtur. Më shumë pështymë mund të largojë bakteret dhe acidet që grumbullohen në dhëmbë.

Gjithashtu më shumë pështymë mund të ndihmojë në balancimin e acideve në ezofag, duke lehtësuar simptomat e refluksit së acidit të stomakut. Sëmundja e refluksit gastroezofageal ndodh kur acidi i stomakut rrjedh përsëri në tubin që lidh gojën dhe stomakun.

Çamçakëzi mund të ndihmojë edhe me gojën e thatë, të paktën për një kohë të shkurtër, por si me refluksin, nuk është kurë.

Përfitime të tjera shëndetësore të çamçakëzit përfshijnë:

Djegia e kalorive: Mund të digjni 11 kalori në orë që përtypni çamçakëz. Me kalimin e kohës, këto shtohen.

Përmirësimi i kujtesës: Përtypja e çamçakëzit rrit rrjedhjen e gjakut në tru, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.

Luftimi i përgjumjes: Nëse ndiheni të lodhur, përtypni pak çamçakëz për të qëndruar vigjilent.

Eliminimi i të përzierave: Nëse ndiheni të sëmurë, prodhimi i pështymës nga çamçakëzi mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.