“Ja, nesër, sa të gdhihet”, është poezi kushtuar mallit dhe trishtimit për një person të dashur, i cili ka ndërruar jetë. Në çdo varg ndihet dhimbja e autorit për atë që ka humbur, por njëkohësisht edhe dëshira për ta pasur pranë. Koha ka kaluar dhe autori mezi pret të shkojë e “ta takojë” në varr, ku dhe vendos t’i lërë një buqetë me lule e gjethe të gjelbëra. Kjo poezi i kushtohet çdokujt që ka humbur një person tëdashur dhe nuk e lë malli për ta ndjerë pranë, qoftë edhe duke i shkuar në varreza. Kështu duket sikur e zbeh disi mallin që ndien përbrenda. Kështu duket sikur atë person e ndien më afër, më “të gjallë”.

“Ja, nesër, sa të gdhihet”
Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,
Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ju pëlqen!

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg,
E, kur të mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,
Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.