Dobësi, irritim, pasiguri. Këto janë karakteristikat parësore të atyre që janë viktima të manipulimit.

Kush lejon të nënshtrohet është i paaftë të shprehë nevojat dhe emocionet e veta. Shpreh një vlerësim të ulët për aftësitë e veta, ndihet i/e dobët dhe i/e paaftë për të reaguar.

Po kështu, është i/e tërhequr prej veprimeve të manipulatorit dhe në të njëjtën kohë, është i/e terrorizuar nga ideja e të qënit viktimë e eksperiencave të këqia, si për shembull që të “qortohet” nga torturuesi i saj.