Sot Qeveria ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ku ndër të tjera është bërë e ditur se qytetarëve të Kosovës do tu mundësohet  tërheqja e kursimeve prej 10 përqind nga Trusti pensional.

E pas këtij vendimi ka ardhur lajmi i fundit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, do të njoftojnë për mënyrën e aplikimit në tërheqjen e 10 përqindve të Trustit.

Ju pëlqen!

Njoftimi i plotë:

Kontribuues të nderuar,

Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale.

Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!