Rreziqet shëndetësore nga pirja e duhanit janë të lidhura ngushtë me sasinë e duhanit që ju konsumoni. Më poshtë ju rendisim disa këshilla sesi mund të lini duhanin.

Së pari, duhet të zgjidhni një datë për të filluar ndalimin e pirjes së duhanit. Sigurohuni që të jeni gati të angazhoheni maksimalisht për ta lënë dhe ndjeheni në gjendje ta bëni atë. Së dyti, është e rëndësishme ti tregoni njerëzve rreth jush se po lini duhanin dhe nëse është e mundur, shoqërohuni me dikë dhe vendosni të nisni procesin e lënies së duhanit së bashku. Por nuk duhet anashkaluar fakti, se është gjithashtu një ide e mirë për të marrë këshilla profesionale nga farmacisti juaj ose doktori i familjes. Së fundi, vendosini vetes një shpërblim për këtë vendim të marrë, shpërblim i cili do të vijë nga paratë që ju do të kurseni duke u bërë një jo-duhanpirës!

Gjithashtu duhet të dini se ekzistojnë edhe disa lloje trajtimesh, duke përfshirë zëvendësimin e nikotinës në formën e çamçakëzëve apo karameleve të ndryshme. Kemi vënë re së fundmi, që cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini atë tradicionalen dhe mund të jenë vërtet të dobishme në fazat e hershme të lënies së duhanit, por duhet theksuar se përdorimi i zgjatur i këtyre cigareve elektronike nuk është shumë i rekomandueshëm.

Ju pëlqen!

Për shkak se pirja e duhanit ndikon në oreksin e individëve, disa njerëz vënë në peshë pasi e lënë atë, kështu që është e këshillueshme që të përfshini një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik, gjatë kohës që planifikoni të lini duhanin.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!