Studimi i ri i botuar më 1 mars në revistën “Circulation” zbuloi se ngrënia e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve çdo ditë mund të ndikojë në jetëgjatësi.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga më shumë se 2 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe dhjetra vende të tjera duke zbuluar se ngrënia e rreth pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë lidhej me rrezikun më të ulët të vdekjes së hershme dhe se racioni optimal ishte dy racione fruta dhe tre perime në ditë.

Krahasuar me njerëzit që konsumonin dy racione fruta dhe perime në ditë, ata që konsumonin pesë racione në ditë kishin: 13% rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, një rrezik 12% më i ulët i vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, një rrezik 10% më i ulët i vdekjes nga kanceri dhe një rrezik 35% më i ulët i vdekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes, siç është sëmundja kronike obstruktive pulmonare.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se jo të gjitha frutat dhe perimet ishin mbrojtëse. Perimet me gjethe jeshile (të tilla si spinaqi, marule dhe lakra jeshile) dhe frutat dhe perimet e pasura me beta karoten dhe vitaminë C (të tilla si agrumet, manaferrat dhe karotat) ishin të dobishme, por perimet me niseshte si bizelet dhe misri, lëngjet e frutave dhe patatet ishin të dobishme, por nuk  benefitet e tyre nuk shoqëroheshin me një rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet ose sëmundje të caktuara kronike.