Ne e dimë se duhet të qëndrojmë larg ushqimit të gatshëm e të përpunuar të versionin fast-food, por ka disa ushqime që mundet seriozisht të dëmtojnë shëndetin tuaj. “Kjo nuk do të thotë që ju do të sëmureni, keni kancer, ose do të vdisni nëse hani një ushqim të rrezikshëm një herë”, thotë Nneka Leiba, zëvendës drejtoreshë e hulumtimeve në Grupin e Punës Mjedisore (EWG), e cila katalogon studimet mbi toksina potenciale të gjetura në ushqime specifike të markave me emër dhe rendit sigurinë e tyre në një bazë të dhënash masive.

Por ka disa ushqime që duhet të shmangni sa më shumë që të jetë e mundur nëse keni një zgjedhje”. Elementët më të këqij janë aditivët në ushqimet shumë të përpunuara. “Ne me të vërtetë nuk dimë se cilat mund të jenë pasojat afatgjata të të ngrënit të këtyre ‘projekteve shkencore’,” thotë Rachel Harvest, një dietologe e regjistruar në Nju Jork.

Më poshtë janë listuar 15 ushqimet që trembin Leiba, Harvest dhe dietologë të tjerë të licencuar:

  1. Djath ‘Amerikan’ ose djathë i përpunuar
  2. Sallamrat dhe nënproduktet e mishit të përpunuar
  3. Margarina  
  4. Pijet me gaz
  5. Pijet dietike me gaz
  6. Karamelet pa sheqer (ose dietike)
  7. Mollët e zhvilluara në mënyrë konvencionale (jo organike)
  8. Pulat e rritura në mënyrë konvencionale (jo organike)
  9. Vezët e zhvilluara në mënyrë konvencionale (jo organike)
  10. Buka e bërë me bromat kaliumi (përmirësues kimik)
  11. Biskota të bëra me bromat kaliumi (përmirësues kimik)
  12. Kokoshka të gatshme për mikrovalë
  13. Patatina misri me përmbajtje Propylparaben (kimikat i përdorur dhe në kozmetikë për konservim të produktit)
  14. Ëmbëlsira të paketuara me përmbajtje Propylparaben
  15. Çdo produkt i ambalazhuar që ka më shumë se dy ingredientë të cilët janë të panjohur për ju -Çka do të thotë që kanë përmbajtje kimikatesh dhe nuk janë aspak organik apo bio, dëmtojnë rëndë shëndetin tuaj. (HarpersBazaar)
Ju pëlqen!

/Scan/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.