FILE -- In this Tuesday, May 8, 2018 the U.S. Embassador in Germany, Richard Allen Grenell during his akkreditation by German President Frank-Walter Steinmeier at the Bellevue palace in Berlin, Germany. (AP Photo/Michael Sohn, file)
 

Deklarata e djeshme e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin e ShBA–së, Eliot Engel, vërteton disa çështje:

1. Brenda ShBA-së, përfshirë brenda institucioneve, nuk ka një qëndrim të unifikuar në raport me dialogun Kosovë-Serbi, e aq më pak mes dy partive kryesore amerikane.

2. Administrata amerikane nuk ka respektuar ligjin amerikan në raport me Serbinë, i cili kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve që, si Serbia, po importojnë gjithnjë e më shumë armë nga Rusia.

Ju pëlqen!

3. Në vend që t’i jepej kohë për çështjen e tarifave qeverisë së re të Kosovës që po merrej me një pandemi, thotë Engel, në mënyrë të paekuilibruar administrata iu kundërvu me prepotencë dhe pa maturi një qeverie të re të një vendi aleat.

*** Mbi të gjitha, deklarata e Eliot Engel i nxjerr Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, portalet (mediat) “analistët”, dhe satelitët e tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, si gënjeshtarë grabitqarë, oportunistë të nivelit më të ulët, të gatshëm të luajnë me jetën e qytetarëve dhe fatin e shtetit për pushtet. A do ta quajnë tani edhe Eliot Engel antiamerikan, pyet e pavarura MekuliPress.

Deklarata: https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fforeignaffairs.house.gov%2F2020%2F3%2Fengel-statement-on-u-s-policy-toward-kosovo%3Ffbclid%3DIwAR1ku1WDAmb-ABFmUKuPxwEozRsYmIa8aRA-LucvBTD7HHvUXBd5yBX3LJg&h=AT2N1sZCpnTTUTts6r7iYkkrJBzk8zmcEawUuA_cksLtvDDj-zqEjc9c7cy02Ya83HB14WSopEOXpPdrnLTSpfpKCDCt81brexSJgLD8E6je_uvnbsTM6lG7po_RAHsCsg

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!