Kryeministri i parë i Shqipërisë së posabërë, Turhan Pashë Përmeti, ishte një nga mbrojtësit më të zëshëm të kombit shqiptar. Ky ishte aktiv në sensibilizimin e opinionit evropian në kohën e Konferencës së Paqes në Versajë, atëherë kur tokat shqiptare coptoheshin me gjak e me zjarrë nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.

E pavarura “MekuliPress” ju sjellë një pjesë të shënimeve të Kryeministrit të Shqipërisë së posabërë, Turhan Pashë Përmeti:

“Tyrqit, në vend qi t’i ndihmonin të përhapunit të kombsiës shqiptare, kanë përdorun në ç’do kohë të gjithë fuqiën e tyne për me e ndrydhun. Shqiptarvet u âsht dashun të luftojnë pa pushim për me ruejtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bâmuna prej qeverriës tyrke për me i shkombësuem; e këjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqiptare, qi regjistron historia tyrke…[…] Si serbët ashtu edhe shqiptarët qenë shtruem nën sundimin e tyrqvet, po me këtê ndryshim qi shqiptarvet qeverria tyrke u ndalonte arësimin në gjuhët të vet në vênd qi serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne, punë këjo qi u jipte lêje me bámun njê propagandë të gjallë…“./MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]