Ballina Gjithçka për Femrën Ja çfarë kërkon një grua 40 vjeçare nga një partner

Ja çfarë kërkon një grua 40 vjeçare nga një partner

 

Në moshën 40 vjeçare, pjesa më e madhe e grave ka përjetuar takime të ndryshme dhe me shumë mundësi edhe martesën.

Por, në mes të këtij rrugëtimi, diçka ka shkuar keq dhe fundi i ëndrrës së gjatë ishte e vetmja mundësi për të qenë të lumtur.

Ndodh, por kjo nuk është fundi i botës. Përkundrazi, disa zgjedhin të qëndrojnë vetëm dhe disa të tjera ndihen më të përgatitura për të nisur një marrëdhënie të re. fakti është se, pas katër dhjetëvjeçarëve me shumë eksperienca, ajo që këto gra nuk duan, është një burrë i mërzitshëm që nuk i respekton dhe nuk pranon vlerat e saj.

Ju pëlqen!

40 vjeç, një grua është akoma më kërkuese, me më shumë vetbesim dhe e di që meriton një burrë që ia di vlerat.

Ja 4 cilësi që një burrë duhet të ketë për të bërë për vete një grua mbi 40 vjeç:

PJEKURI

Vetëm një burrë i vërtetë mund të fitojë zemrën e një gruaje mbi 40 vjeç dhe kjo karakteristikë nuk lidhet domosdoshmërisht me moshën. Në fakt, një burrë mund të ketë çdo lloj moshe, mjafton të sillet s ii pjekur, si në harmoni me të edhe me shumë zakone.

Ky burrë duhet të jetë inteligjent, i përgjegjshëm, të dijë të flasë dhe të jetë zbavitës. Grave mbi 40 vjeç u pëlqejnë burrat që flasin për gjëra të rëndësishme dhe janë të azhornuar me çfarë ndodh rreth tyre.

SINQERITET

Gratë mbi 40 vjeç nuk kanë kohë të luajnë, duan burrat që dalin drejt e në temë, nuk sillen kot dhe janë të gatshëm të thonë të vërtetën. Në këtë moshë, disa gra kanë lënë pas krahëve disa lidhje e madje edhe martesa.

Këto marrëdhënie u kanë mësuar atyre rëndësinë e të qenurit racionalë dhe të mos humbasin kohë me burra që sillen si fëmijë. Një grua e pjekur është në kërkim të një burri të sinqertë, të sjellshëm, që nuk do e lërë kurrë pa mbrojtje.

Ky burrë duhet të shprehë ndjenjat e tij dhe të jetë gati për të marrë përgjegjësitë e sjelljeve të tij. Një partner që vlerëson kohën, dashurinë dhe ndjeshmërinë.

ROMANTICITET

Ka mbaruar koha kur romanticizmi ishte sinonim i kafes. Kjo cilësi, mes të tjerave, është gjithnjë në modë, pavarësisht moshës. Nuk duhen domosdoshmërisht lule. Për një grua të pjekur, romanticiteti do të thotë t’i kushtosh t’i dedikosh kohë dhe vëmendje.

Ajo do në krah një burrë që kujdeset për të dhe që është i gatshëm t’i ofrojë gjithnjë support. Një burrë që kërkon të dijë se çfarë do një grua, do ketë më shumë sukses se ai që shkon drejt e tek dyqani i luleve.

TË MOS E KRAHASOSH ME ASKËND

Nuk ka gjë më të pasjellshme se të krahasosh një grua 40 vjeçare me një vajzë më të re, edhe pse mund të ketë ngjyra komplimenti. Një grua e pjekur është shumë e kënaqur me atë që është dhe atë që ka, ndaj nuk është e nevojshme të kërkosh t’i bësh qejfin me të tilla krahasime. E vetmja gjë që kërkon është dashuria e një burri që e vlerëson për atë që është.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.  
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com