Si krijesa njerëzore, ne jemi qënie emocionale. Emocionet tona ndikojnë thellësisht tek vendimet tona, karrierën që ne ndjekim, filmat dhe muzikën që pëlqejmë. Emocionet na ndihmojnë të zgjedhim shoqet, me kë të dashurohemi e me kë të kalojmë gjithë jetën sëbashku… gjithashtu edhe ata që do i lëmë prapa, do i harrojmë.

Po, emocionet kanë fuqi. Inteligjenca emocionale është aftësia për ta përdorur këtë fuqi duke i kuptuar dhe manaxhuar emocionet, kështu që ti të mund të marrësh vendime që janë në harmoni me vlerat dhe parimet tuaja themelore.

Por çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga ata që na kanë mësuar si ta shfrytëzojmë fuqinë e emocionit?

Mëposhtë ju do të gjeni disa nga thënie më të bukura në lidhje me inteligjencën emocionale. Sëbashku, ato mund të të ndihmojnë si të bësh emocionet të punojnë për ty, e jo kundra teje.

“Por ndjenjat nuk mund të injorohen, pavarësisht sesa të padrejta apo të padëshiruara mund të jenë.”

“Unë nuk dua të jem në mëshirën e ndjenjave të mia. Unë dua t’i përdor ato, t’i shijoj, dhe t’i dominoj ato.”

“Bëj kujdes me mendimet tua, se ato bëhen fjalë; kujdes me fjalët, se bëhen veprime; kujdes me veprime, se bëhen zakon; kujdes me zakonet, se bëhen karakter; kujdes me karakterin, se ai bëhet fati yt.”

“Kam mësuar se njerëzit i harrojnë gjërat që u ke thënë, i harrojnë edhe gjërat që ke bërë, por njerëzit nuk do t’i harrojnë kurrë ndjesitë që i keni bërë t’i përjetojnë.”

“Ata që nuk marrin vesh me të dëgjuar, duhet t’i bindni me ndijuar.”

“Njeriu duhet ta ruajë mirë zemrën, se po u tërbua ajo, shumë shpejt humbet edhe kontrolli e mendjes.”

“Simpatia nuk është dakordësi.”

“Të kërkosh falje jo gjithmonë do të thotë se ti je gabim dhe tjetri ka të drejtë. Do të thotë se ti e vlerëson marrëdhënien me atë person më shumë se egon tënde.”

“Kujdesu për psikikën… njihe veten, se kur e njohim veten, ne mund të mësojmë si të kujdesemi për veten.”

“Edukatë quhet aftësia për të dëgjuar pothuajse çdogjë pa e humbur temperamentin apo vetpërmbajtjen.”

“I vetmi njëri që përfiton nga lëvdatat është ai që vlerëson kritikat.”

“Ndjenjat mund të jeni armiku brenda jush, nëse fiksohesh pas një emocioni, ti e humb veten. Ti duhet të bëhesh njësh me të gjitha emocionet, sepse trupi gjithmonë ndjek mendjen.”

“Trajtoi të tjerët ashtu siç do bëje me djemtë e tu, dhe ata kanë për të ndjekur deri në fund të botës.”

“Ajo ideja që ti duhet të jesh i mbrojtur nga çfarëdolloj emocioni i parehatshëm është absolutisht diçka të cilës nuk i nënshtrohem.”

“Kur zemërimi rritet, mendo për pasojat.”

“Asnjëherë mos reago emocionalisht ndaj kritikave. Analizoje veten për të gjetur nëse je i justifikuar. Nëse po, korrigjoje veten. Përndryshe, vazhdo udhën tënde.”

“Takti është zotësia për të arritur diçka pa bërë asnjë armik.”

“Gjithkush duhet të jetë i gatshëm për të dëgjuar, i avashtë në të folur, dhe i ngadaltë në të zemëruar…”

“Emocionet janë skllavet e mendimeve tuaja, dhe ti je skllav i emocioneve tuaja.”

“Ajo çfarë të shqetëson ty, të nënshtron ty.”

“Ndjenjat janë gjërat që i keni, jo gjërat që jeni.”

“Asnjëherë mos merr një vendim të përhershëm i shtyrë nga një emocion i përkohshëm.” /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]