Përmirësimi i cilësisë së jetës tuaj nuk është aspak i lehtë. Duhet shumë kohë, përpjekje dhe këmbëngulje. Sidoqoftë, të gjitha ndryshimet thelbësore fillojnë me disa rregullime të vogla, dhe ka mijëra gjëra të vogla që mund të bëni çdo ditë për të përmirësuar mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

Sipas specialistëve dhe ekspertëve të jetës dhe karrierës ekzistojnë 17 mënyra të thjeshta për të për të ndryshuar jetën tuaj në 17 minuta ose më pak:

  1. Bëni streching dhe meditoni
  2. Korrigjoni qëndrimin tuaj në punë ose kudo tjetër
  3. Telefonojini një miku të vjetër ose dilni me të për një kafe
  4. Ndihmoni dikë në nevojë
  5. Bëni një sy gjumë ose thjesht bëni një banjë
  6. Frekuentoni palestrën ose thjesht kaloni pak kohë në natyrë
  7. Shkruajini gjërat që doni tek vetja juaj dhe pranoni mendimet negative
  8. Mbani një ditar dhe krijoni një listë gjërash për të bërë
  9. Mundohuni të mos përdorni celularin tuaj për pak kohë
  10. Hidhni ose falni sende dhe rroba që nuk i përdorni më
  11. Gjeni kohën për të reflektuar kur ktheheni në shtëpi
  12. Flisni për gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës me miqtë dhe anëtarët e familjes
  13. Merruni me kopshtarinë
  14. Jepini vetes një masazh të koke
  15. Mësoni një gjuhë të re
  16. Praktikoni një regjim ushqimore të shëndetshëm dhe pini ujë
  17. Shkoni për të fjetur 30 minuta para orarit të zakonshëm dhe krijoni një rutinë relaksuese gjumi (Zgjohuni më herët dhe krijoni një moment për veten tuaj në mëngjes). (bestlife)

Edel Strazimiri / SCAN

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!