Hysamedin Feraj

Qeveria Rakiq-LDK në më pak se 30 ditë ka shënuar arritje më të mëdha se qeveria Kurti për 100 ditë.

Qeveria Rakiq-LDK:
1. Ka rritur numrin e të infektuarve me Covid-19;
2. Ka rritur shërimin e nepotizmit të “plagosur” nga qeveria Kurti;
3. Ka rritur numrin e zëvendësministrave;
4. Ka promovuar fuqishëm injorancën e ministrave;
5. Ka rritur gjasat e korrupsionit;
6. Ka rritur izolimin e vendit në marrëdheniet ndërkombëtare;
7. Ka rritur pabarazinë dhe inferioritetin e Kosovës ndaj Serbisë;
8. Ka rritur gjasat e mospranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare;
9. Ka rritur qëndrimin antiamerikan dhe antieuropian, gjegjësisht kundër takimit të Uashingtonit dhe kundër samitit të Parisit;
10. Ka rritur numrin e vendeve që kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, etj., etj.

Ju pëlqen!

Për çudi, Insajderi, Periskopi, RTK, etj., ende merren me VV-në e me qeverinë Kurti dhe i bojkotojnë me heshtjen e vet arritjet e qeverisë Rakiq-Hoti.
Kjo është e padrejtë nga ana e tyre!

Në rregull, Buzhala paska qenë sëmurë dhe qeveria Rakiq-Hoti ka shfrytëzuar rastin që fshehurazi tij me na prishë me aleatët tanë perëndimor. Po kështu mund të shpjegohet heshtja e Dardan Gashit. Mirë. Po të tjerët? Mos edhe ata po gëzojnë frutet e luftës së qeverisë për rritjen e infektimit me covid-19? Nuk e di.
Megjithatë nëse nuk guxojnë ta kritikojnë për ndonjë gjë, ndoshta sepse presin fonde parash si dikur, së paku të flasin për të, ja, kështu, pozitivisht!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!