Lajmet për organizim vrasjesh nuk kanë të ndalur kur vjen puna me një shtet si Izraeli. Një ndër gazetat kryesore në këtë vend, Yedioth Ahronoth raporton për një plan të shërbimeve izralite për të vrarë ish-liderin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës duke hedhur në erë stadiumin e Bejrutit.

Gazeta citon një raport zyrtar ku rezulton se njësia klandestine që do të organizonte vrasjen drejtohej nga Meir Dagan, që më vonë do të merrte drejtimin e Mossadit. Plani u ideua dhe nisi të vihej në zbatim në vitin 1980, por ai u anullua në momentin e fundit në janar në vitin 1982 nga ish-kryeministri izraelit, Menachem Begin.

Sipas këtij plani të paprecedentë dhe qartazi terrorist, njësia do të vinte eksploziv në disa pika të stadiumit dhe mendohej të krijonte dëme të një përmase që edhe sipas izraelitëve konsideroheshin “të paprecedenta edhe për termat libanezë të shpërthimeve”.

Ju pëlqen!

Sipas gazetës arsyet për këtë plan ishin të natyrës hakmarrëse për një ngjarje të vitit 1979, kur Samir Kuntar, një druzhe nga Libani, anëtar i OÇP-së, u akuza se sulmoi në vitin 1979 dhe vrau një polic izraelit dhe dy shtetas të tjerë, mes të cilëve një vajzë 4-vjeçare. Gazeta ka siguruar edhe dëshminë e Meir Dagan që pritet ta publikojë të premten.

vitin 2018 u publikua një libër sipas të cilit ish-ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ariel Sharon kishte urdhëruar goditjen e avionëve civilë me synim eliminimin e Jaser Arafatit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.