Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është e habitshme se si Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Ai ka kërkuar që njohja të ndodhë sa më shpejtë, duke thënë se kjo vonesë është e habitshme.

“Izraeli mendoj që duhet ta njeh Kosovën, menjëherë ose sa më shpejtë. Mendoj që duhet me ndodhë njohja, është e habitshme kjo vonesë”, deklaroi sot para mediave, kryeministri Ramush Haradinaj.

Ju pëlqen!

Këto komente, ai i bëri pasi që me një pjesë të kabinetit ka bërë homazhe te Obelisku i Hebrenjve me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!