Izraeli ngjan të jetë më i ndarë pas zgjedhjeve të së martës sesa para tyre. Të dy rivalët, kryeministri në detyrë, Beniamin Netanyahu dhe Benny Gantz i qendrës së majtë, kanë shpallur fitoren.

Sipas gazetës Haaretz, Gantz vjen nga forcat e armatosura, është 59 vjeç, ish-shefi i ushtrisë, me popullaritet shpalli kandidimin në muajin shkurt. Ai bëri aleancë me Yair Lapid që bashkuan forcat në koalicionin Blu dhe e Bardhë, ngjyrat e flamurit izraelit. Në listën e koalicionit figurojnë, Benny Gantz, yYair Lapid, Moshe Ya’lon, Gabi Ashkenazi, Avi Nissenkorn, Meir Cohen, Miki Haimovich, Ofer Shelah, Yoaz Hendel, Orna Barbivai, Michael Biton, Chili Tropper, Yael German, Zvi Hauser, Orit Farkash-Hacohen, Karin Elharrar, Meirav Cohen, Yoel Razvozov, Asaf Zamir, Izhar Shay, ku bien në sy figura të ushtrisë dhe mungesa e femrave.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në premtimet e grupit të Gantz hyjnë liria e shtypit, dekriminalizimi, kufizimi i mandateve të kryeministrit, përdorimi i duhur i fondeve të koalicionit. Po kështu kreu i tij, Gantz ka deklaruar se arritja e paqes me palestinezët është në interesin e Izraelit, në ndryshim nga Netanyahu, që u profesionuar në politikën e tensionimit.

Ju pëlqen!

Ai ka bërë të ditur se një qeveri e radhës e Beniamin Netanyahut do të zgjasë vetëm tetë muaj, derisa Bibi, që pretendon mandatin e pestë do të vihet nën akuzë për korrupsion dhe në këtë drejtim prokuroria ka lëvizur.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!