Pas konsultimeve dhe disa takimeve të fundit, Turqia dhe Izraeli kanë ngritur nivelin e përfaqësimit diplomatik në nivel ambasadorësh. Şakir Özkan Torunlar është emëruar si ambasador i Turqisë në Izrael, pak pasi Jeruzalemi caktoi në detyrë të ngjashme, të Ngarkuarin me Punë Irit Lillian.

Torunlar bëhet ambasadori i parë turk pas katër vjetësh ulje të nivelit diplomatik të marrëdhënieve në nivel të Ngarkuarish me Punë, për shkak të vendimit të ShBA për të zhvendosur ambasadën e vet nga TelAvivi në Jeruzalem.

Izraeli dhe Turqia kanë patur marrëdhënie shumë të mira, por ato pësuan goditje shumë të rëndë pas vrasjes së 10 qytetarëve turq nga një komando izraelite në një incident në detin Marmara.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!