Mediat izraelite raportojnë se Izraeli ka nisur së fundmi negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Libanin. Bisedimet e nivelit të lartë do të nisin zyrtarisht pas 10 tetorit në selinë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban në qytetin Naqoura.

Dakordësia mes palëve është arritur pas vizitës së fundit në rajon të Ndihmës Sekretarit të SHBA për Lindjen e Afërme, David Schenker dhe sipas raportimeve bisedimet do të ndërmjetësohen nga një zyrtar amerikan.

Pjesa më delikate e negociatave ka të bëjë me Libanin që ka një strukturë fetare të pushtetit. Në këtë kuadër raportohet se përfaqëuesi kryesor libanez do të jetë kryetari i Parlamentit, Nabih Berri, pjesë e shiitëve i cili do të veprojë në koordinim me zyrën e presidentit Michel Aoun.

Duket se për shkak të krizës financiare, në Bejrut kanë arritur të marrin dakordësinë e grupit Hezbollah që më parë ka kundërshtuar. Në hapësirën detare libaneze mendohete se janë disa zona me rëndësi për burimet hidrokarbure, ndërkohë që delimitimi në këtë drejtim mbyll një zonë që mund të ketë implikime në rajonin e Mesdheut Lindor.