Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza , pas konsultimit me ministrat e punëve të jashtme, të brendshme dhe transportit, nënshkroi një urdhër për ndalimin e hyrjes dhe kalimit në Itali për qytetarë të 13 vendeve, që për 14 ditët e ardhshme duan të qëndrojnë ose të kalojnë tranzit.

Lista është si më poshtë: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.

Për të garantuar një nivel adekuat të mbrojtjes shëndetësore, ministria informon, se gjithashtu janë pezulluar fluturimet direkte dhe indirekte drejt secilit nga vendet më lart . “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute.

Ju pëlqen!

Ne nuk mund të rrëzojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur një linjë maturie maksimale “, nënvizoi ministri. Në listën me vendeve të është përfshirë nga vendet e Ballkanit edhe Maqedonia e Veriut.

Edhe pse me të njëjtat shifra mbi Covid-19, Shqipëria ndryshe nga Maqëdonia e Veriut, nuk është përfshirë nga Italia në listën e vendeve të ndaluara.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.