Gëzim Mekuli

Të dashur lexues dhe lexuese,

Akti terrorist në Zelandën e Re nuk është fushë hulumtimi e studimi vetëm për policinë dhe sigurimin shtetëror. Terrorizmi është sëmundje e rëndë dhe ka rrënjë të thella dhe, është problem shumëdimensional shoqërisë sonë. Këtu dua të merrem me lajmin e medias dhe me prodhimet e medias në përgjithësi mbi religjionin, e veçanërisht mbi Islamin. Mediat, në përgjithësi këto dekada të fundit, kanë nisur një sulm të orkestruar e të njëanshëm, kundër islamit.

Paraqitja e islamit në media është njëngjyrëshe. Islami, në të shumtën e rasteve, paraqitet si diçka e zezë, si agresive dhe e rrezikshme për shoqërinë. Përmes lajmit dhe fotografisë mediatike, Xhamia, si institucion i fesë islame, është shndërruar në “fotografi të armikut” dhe vet islami, si fe e si besim, ndërmjetësohet nga media si sinonim i armikut, i kolerës dhe i së keqes. E kjo shkakton emocione dhe krijon mobilizime për t’u mbrojtur apo për t’u bërë gati për t’a sulmuar “armikun”. – Sepse nëse unë nuk e vras sot armikun tim, ai do të më vras nesër mua, kjo është fotografia që ndërtohet tek trushpërlarësit ekstremist, qofshin këta fetarë apo ideologjik.

Shkurt e shqip: Mbulimi mediatik i Islamit sot është i shtrembëruar dhe i paraqitur, djallëzisht, keq. E dimë se raportet e medias kanë të bëjnë kryesisht për konfliktin, luftën dhe dhunën. Por kur ne gjithashtu e dimë se shumica e njerëzve marrin informacionet e tyre parësore mbi fetë, dhe për besimet përmes mediave, atëherë kjo mund të ndikojë negativisht tek masat e gjëra.

Sipas një projekti hulumtues, «Religion Betëeen Politics and Media», bërë nga Universiteti i Oslos në Norvegji, del se ka një «mbulesë të egër» të Islamit dhe myslimanëve në mediat norvegjeze. Hulumtimi norvegjez vërteton se në vitin 2016, në Norvegji kishte dhjetë herë më shumë botime, artikuj dhe reportazhe për Islamin se sa për krishterimin.  Ajo që të provokon vëmendjen tonë është se jo më shumë se 4 për qind e popullsisë norvegjeze janë myslimanë.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mediat mund të luajnë një rol konstruktiv në debatin social. Por, këto rezultate tregojnë se, kur bëhet fjalë për raportimin e lajmeve dhe debatin publik në lidhje me fenë, feja është një fenomen i ndërmjetësuar në nivelin e interesave dhe të qëndrimeve politike.

Lajmet e mediave nuk janë vetëm një burim i rëndësishëm informacioni në lidhje me fenë; roli i lajmeve të mediave është edhe mbikëqyrja kritike e një shoqërie. Rezultatet e sondazhit norvegjez ofrojnë bazë për hipotezën se politizimi i Islamit dhe mediatizimi i fesë janë procese përforcuese në mënyrë reciproke, sepse politizimi i Islamit e bën atë më të denjë për lajme dhe kështu më të dukshme në sferën publike. Mediatizimi i fesë përfshinë ndërtimin e lajmit të mbingarkuar nga dhuna e nga konflikti, kështu që pak vëmendje i kushtohet dimensioneve të tjera humane tek kjo fe. Nuk janë vetëm media dhe politika që po punojnë së bashku për të përfaqësuar Islamin në mënyra kontradiktore, por edhe forma tjera të dinamikës së mediave, si për shembull mediat sociale, që po e përforcojnë këtë perceptim të politizuar dhe kritik të Islamit.

Nuk janë vetëm media dhe politika që po punojnë së bashku për të përfaqësuar Islamin në mënyra kontradiktore, por edhe forma tjera të dinamikës së mediave, si për shembull mediat sociale, që po e përforcojnë këtë përceptim të politizuar dhe kritik të Islamit.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mediat shqipe

Do të duhej që mediat shqipe, redaktorët e tyre, sa më parë të lexojnë e ta nderojnë etikën gazetareske. T’a ndalojnë ndërtimin e armikut të paqenë në hapësirat shqiptare. Shqiptarët janë të manipuluar nga mediat serbe e greke, të përkthyera e të regjistruara si media shqipe. Armiku i kombit shqiptar nuk është Kisha e as Xhamia. Këtë periudhë të rëndë kombëtare e kanë shëruar me shumë vështirësi Rilindasit tanë, të cilët mbi fenë shifnin Atdhenë.

Gjuha, fotografia, filmi dhe zëri janë mjete të shkëlqyera për zhvillimin e propagandës. Dhe kjo propagandë është duke u zhvilluar pa pengesa në Tiranë, Shkup e Prishtinë. Sot sipas mediave serbe, që janë të regjistruara në Shqipëri e Kosovë si media shqipe, armiku i shqiptarëve nuk është më Serbia e as Greqia por feja, Flamuri Kuq e Zi dhe Shqipëria.

 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]