Në vitin 1324, myslimanët shkonin në pelegrinazh në qytetin e shenjtë të Mekës.
Por këtë vit ishte një garues që shkëlqeu: Mansa Musa, Mbreti i Malit.

Mbreti kishte me vete gjashtëdhjetë mijë shërbëtorë, tetë mijë ushtarë dhe dymbëdhjetë mijë skllevër të veshur me mëndafsh.

Secili skllav kishte hallka ari tre kilogramë e gjysmë rreth qafës së tij, dhe karvani ishte ngarkuar me pesëmbëdhjetë tonë ar.

Ju pëlqen!

Me një pasuri prej rreth 3.8 trilionë korona* me vlerën e parave të sotme, Musa ishte ndoshta njeriu i vetëm më i pasur në historinë botërore.

Minierat e pasura të perandorisë së tij të Afrikës Perëndimore përbënin dy të tretat e prodhimit të arit në botë. Sipas ligjit, të gjitha pasuritë e vendit i përkisnin mbretit dhe Musa nuk ngurronte të tregonte pasurinë e tij.

Qëllimi i pelegrinazhit ishte që Mali të njihej nëpër botë si shtet i pasur dhe me mundësi të ndryshme e cila ishte gati për tregëti me vendet e zhvilluara.

Gjatë udhëtimit, Musa nuk u mjaftua me ato që kishte, filloj të blejë sasi të mëdha mëndafshi, këngëtare dhe skllave etiopiane, e kjo bëri që çmimi i arit në atë kohë të humbe vlerën me dhjetë përqind.

Mbreti me kënaqësi pagonte pesë herë më shumë se vlera e mallrave, për të treguar sa i pasur ishte.

Dy vite pasiqë Musa vdiq, për të parën herë në histori, një hartë evropiane e kohës shfaqi shtetin e Malit.

*vlerën nga kronat norvegjeze në euro nuk e përktheva dot! Unë e paraqita fjalë për fjale ashtu siç shkruante në tekst.

Burimi: https://historienet.dk
Foto: po aty

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.