Bergamo ka përjetuar një situatë të mirëfilltë lufte gjatë periudhës së pandemisë, që Italinë e mbërtheu si askënd tjetër dhe krijoi një kaos e frikë të madhe. Shumë futbollistë, pjesëtarë stafesh e trajnerë u prekën nga Covid-19. Ne nuk e dinim, por trajneri i Berat Gjimshitit te Atalanta tregon se ka qenë i prekur me koronavirus. Xhan Piero Gasperini shprehet se pasi është shëruar mësoi se ka kaluar koronavirusin dhe tregon vuajtjet e shumta gjatë asaj periudhe të errët.

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS- “U ndjeva keq një ditë para ndeshjes me Valencian. Pasditen e ndeshjes isha edhe më keq. Nëse i shikoni fotografitë, nuk dukesha mirë në pankinë. Ishte 10 mars atëherë. Dy netë më pas nuk flija mirë. Ethe nuk kisha. Çdo dy minuta kalonte një ambulancë, pasi ishte një spital pranë kompleksit stërvitor.

Dukej sikur të ishe në një zonë lufte. Natën mendoja se çfarë do të ndodhte me mua nëse do të shkoja në spital. ‘Nuk mund të shkoj tani, kam ende shumë për të bërë’. Ishte një shaka që bëja me veten, për të lehtësuar gjendjen shpirtërore, por nga ana tjetër me të vërtetë e mendoja këtë”.

Ju pëlqen!

ITINIERARI- “Qëndrova në qendrën stërvitore për tre javë. Kur u ktheva në shtëpinë time në Torino, gjithmonë respektoja distancimin social me gruan dhe fëmijës. Ethe nuk kisha kurrë, tamponin nuk e bëra. Para 10 ditësh analizat e gjakut konfirmuan se kisha pasur COVID-19. I kam antitrupat, por kjo nuk do të thotë që tani jam imun”.

BERGAMO QYTETI MË I PREKUR- “Do duhen vite të kuptojmë çfarë ndodhi realisht, sepse këtu ishte qendra e tragjedisë. Sa herë që mendoj për këtë, përjetoj ndjenja absurde: kulmi i gëzimit sportiv përkoi me dëshpërimin e thellë të këtij qyteti”.
RINISJA- “E kemi pyetur veten disa herë, por disa mund ta quajnë amorale, disa të tjerë e shohin si veprim instiktiv për të përqafuar jetën dhe për të reaguar ndaj vde kjes”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!