Bashkim Gashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, mirëpo ai ka refuzuar ftesën që i është bërë.

Kështu thuhet në njoftimin e bërë për shtypin nga Kryesia e OVL – UÇK-së, deri sa këta të fundit kanë thënë se i kanë sugjeruar Gashit që ta pranojë ftesën e ardhshme dhe të mos krijojë precedent për të tjerët.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.

Ju pëlqen!

Meqenëse z. Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë,  ne si OVL UÇK, i sugjeruam që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët.

Kërkojmë nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë dhe për çdo informim të kontaktohet OVL e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Debati në kohë koronavirusi/ Biden premton: Do të zgjedh një grua si zëvëndëspresidente të SHBA-ve
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!