Ish ushtari i UҪK-së, Vendim Demaj në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka përmendur komandantët e luftës. Ai i ka klasifikuar në dy kategori, ata që kanë qenë vërtetë komandantë në vijën e frontit dhe ata që urdhëronin në hotelet e Laprakës.

Demaj në këtë rast ka përmendur edhe rolin e Presidentit Hashim Thaҫi gjatë kohës së luftës, duke u treguar kritikë ndaj veprimeve të tij aso kohe.

“Bota sot”: Shumë herë vihet në dyshim lufta e disa komandantëve të luftës që pretendojnë se ishin në frontin e parë. Cili është opinioni i juaj për këtë?

Ju pëlqen!

Vendim Demaj: Në luftën e Kosovës ka pasur 2 kategori Komandantësh, disa që ishin vërtet komandantë me shpirt dhe zemër, që ishin në vijën e frontit dhe hanin bukë me domate në dorë njësoj si çdo ushtar, dhe një pjesë tjetër e Komandosëve që thirreshin dhe urdhëronin nga hotelet e Laprakës dhe bregdeti i Durrësit ku çuditërisht, fatkeqësisht ata që sot rrehin gjoksin më shumë duke u thirrur në emër të UÇK-së si pronarë të saj, si lirisjellës, dhe që kanë pushtuar çdo media, çdo televizion me propagandën e tyre si “shpëtimtarët” e kombit janë këta komandosët matrapaz që përveç se kanë abuzuar, vjedhur, shpërdoruar milionat e Markave DM të mërgatës shqiptare, kurrë nuk e kanë jetuar vijën e frontit dhe nuk njohin as fishkëlimën e plumbit, dhe rasti konkret që e ka pohuar disa herë me zë dhe figurë është i z Thaçi, i cili e ka pohuar përballë gazetarëve të BBC dhe EuroNeës që ai ska qenë KURRË në frontet e luftës së UÇK-së, ndërsa sot ky aktor sharlatan për interes dhe justifikime personale viktimizohet duke u thirrur në emër të saj dhe mundohet të përdor UÇK-në si mburojë mbrojtëse. Edhe kjo taktikë është për të ardhur keq sepse politika e Kosovës është në unison me politikën denigruese të Beogradit, sepse njësoj siç thotë Beogradi që në Gjykatën Speciale po gjykohet UÇK-ja, ashtu e thonë edhe shërbëtorët dhe të kapurit e Hashimit në Prishtinë, por populli dhe opinioni e di që hetimet, gjykimet dhe përgjegjësia janë individuale.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.