Ish-rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, që ishte pjesë e UÇK-së është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese duke besuar në luftën e pastër të UÇK-së.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit.

Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese.

Intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë.

Sinqerisht,
Ibrahim Gashi

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...