Ish- presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shpall fajtor nga një gjykatë e Parisit për korrupsion e mitmarrje.

Gjykata ka vlerësuar se Sarkozy ka ndihmuar një gjyqtar të punonte me një vend prestigjioz në këmbim të një favori.

66-vjeçari u dënua gjithashtu me 1 vit burgim, edhe pse sipas sistemit francez ai mund të mos e vuajë dënimin me burgim.

Ju pëlqen!

“Sarkozy përdori statusin e tij si ish-president francez. Keqbërja që ai ka bërë është veçanërisht e rëndë”, ka thënë gjykatësja Christine Mee, ndërsa lexonte vendimin e gjykatës.

Pas dy javësh, Sarkozy do të jetë para gjykatës për një tjetër rast. Ai akuzohet se kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufijtë e shpenzimeve të fushatës përpara humbjes së tij elektorale.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!