Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për lehtësimin e masave anti-Covid nga qeveria e kaluar dhe kritikat që kishte marrë pas këtij vendimi.

Zemaj në T7 tha se këto kundërshtime vinin nga ata që jetojnë jashtë vendit.

Tutje ai tha se ua kishte mundësuar bashkatdhetarëve të vinin në Kosovë për t’i vizituar familjet e tyre pas gati një viti sa ishin të mbyllur.

Ju pëlqen!

“A e di kush i kundërshton këto masa, kur thonë jo i liruat masat? Këta që po jetojnë jashtë vendit. Që në vendet e tyre ishin të izoluar, ju krijuam mundësi diasporës të vijë dhe t’i vizitoj familjet e tyre se pothuajse për një vit ishin të mbyllyr në vendet e tyre”, tha Zemaj.

“Tash ka deklarime të shumta nga ana e tyre, ju i liruat masat, ju punuat keq. Ulet atje para internetit, tërë ditën është mbyllë në vendin ku jeton, e shanë qeverinë e kaluar, i ka fituar ky hiptontizuesi i vetë dhe i duket gjithçka mbarë”, shtoi ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.