Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Kozyrev është i bindur se Vladimir Putin nuk do të përdorë armë bërthamore, por i numëron tre gabime jetike në luftën e Putinit kundër Ukrainës, shkruan MekuliPress.

Njeriu që ishte ministër i Jashtëm nën regjimin e Boris Jelcinit në vitet 1990 është poashtu i bindur se Vladimir Putin nuk është njeri i  çmendur. “Që ka bërë një gabim nuk do të thotë se ai është i çmendur. Është thjesht gabim dhe jomorale,” thotë ai për luftën që po e bënë Putini. Kozyrev u bë Ministër i Jashtëm në moshën 39-vjeçare.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai thekson tre gabimet që beson se Putini ka bërë:

  1. Fuqia kombëtare e Ukrainës

    “Putini i ka kaluar 20 vitet e fundit duke besuar se Ukraina nuk është një komb i vërtetë dhe në rastin më të mirë Ukraina duhet të jetë një shtet satelit (i Rusisë, shënimi i MekuliPress),”
    shkroi Kozyrev, duke shtuar se revolucioni në sheshin Maidan i kishte dhënë fund çdo shprese për ta mbajtur Ukrainën të varur dhe pro- Kremlinit.
Ju pëlqen!

“Ai gjithashtu filloi t’u besonte propaganduesve të tij se Ukraina drejtohet nga një junta naziste-bandera. Pretekst perfekt për “denazifikimin” e Ukrainës, shkruan Kozyrev – dhe citon fjalët e vetë Putinit kur filloi pushtimi rus. “Bandera” është nacionalisti i diskutueshëm ukrainas dhe aktivisti pro-pavarësisë i quajtur Stepan Bandera (1909–1959)

2. Ushtria Ruse
Kozyrev beson se Putini e ka mbivlerësuar fuqinë e ushtrisë ruse. “Nëse besoni në të gjitha këto pika dhe qëllimi juaj është të rivendosni nderin e Perandorisë Ruse (çfarëdo që të thotë kjo), atëherë është racionale të pushtoni Ukrainën,” thotë Andrei Kozyrev.

Ish-ministri i Jashtëm beson se Putini po vepron në mënyrë racionale: “Duke qenë se ai është racional, unë besoj fuqishëm se ai nuk do të përdorë qëllimisht armë bërthamore kundër Perëndimit”, shkruan ai.

“Kremlini ka kaluar 20 vitet e fundit duke modernizuar ushtrinë. Megjithatë pjesa më e madhe e këtyre parave u vodhën dhe u shpenzuan në Jahtet superluksoze  në Qipro. Por si këshilltar ushtarak që jeni, ju nuk mund ta raportoni këtë korrupcion tek presidenti. Kështu që ata i raportuan atij gënjeshtra, shkruan Kozyrev – dhe përdor një fjalë klasike ruse kur e quan atë “ushtaraku i Potjomkinit”. Këtu ai i referohet princit Grigory Potjomkim, i cili gjatë kolonizimit rus të Krimesë donte t’i bënte përshtypje Katerinës II dhe krijonte peizazhe fshati, që nga larg mund të dukeshin si shtëpi të vërteta.

3. Fuqia e padukshme e Perëndimit

Kozyrev beson se reagimi i Perëndimit ndaj luftës ka qenë më i fortë se sa kishte pritur Kremlini. Elita ruse në pushtet besonte në propagandën e saj se Presidenti Biden është i paaftë mendërisht. Ata gjithashtu besonin se BE-ja ishte e dobët për shkak se sanksionet e BE-së  në 2014 ishin një tigër i padhëmbë. Dhe më pas SHBA dështoi në Afgansitan dhe e gjithë kjo forcoi këtë histori./MekuliPress/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.