Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon është emëruar në bordin e kompanisë shtetëore ruse të naftës, “Zarubezhneft”. Lajmi është publikuar nga një faqe të publikimit të materialeve të biznesit, e-disclosure.ru dhe referohet nga France24.

Fillon ka qenë kryeministër i Francës nën presidencën e Nicolas Sarkozy në vitet 2007-2012 dhe raportohet se ka punuar me kompani ruse përmes firmës së tij, Apteras dhe u propozua në pozicionin aktual nga qeveria ruse në muajin qershor të këtij viti. Lajmi në vetvete vjen në kontekstin e një shqetësimi të vazhdueshëm për flirtin e gjatë që zyrtarë të ndryshëm europianë, përfshi ish-kryeministra kanë me kompani shtetërore ruse duke krijuar një rrjet lobimi dhe kooptimi që është shndërruar në problem politik.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.