Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka prirë procesit të ndarjes së Kosovës gjatë dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, Rama duhet t’i kërkojë falje lidershipit në kosovë.

“Në çështjen e dialogut pati synim të copëtohej Kosova. Ai (Rama) i ka prirë atij procesi dhe e keqja e këtyre marrëdhënieve është nisur nga z. Rama. Kjo për shkak se s’e ka fshehur ai. Këtë gjë nuk e kanë bërë as në kohën e komunizmit”, – është shprehur Hasani.

Hasani tha se Rama i ka ofenduar liderët e Kosovës.

Ju pëlqen!

“Rama shkoi aq larg sa që i ofendonte liderët e Kosovës. Unë mendoj se z. Rama ia ka borxh kërkim faljen lidershipit tonë. Pastaj pas zgjedhjeve të normalizohen marrëdhëniet”, – shtoi Hasani.

Lexo po ashtu:  Rama-opozitës: Deri në vitin 2029 s’do t’ju lëmë shteg të vini në vendin tonë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!